KINË – Pekini: Testimi amerikan i raketës i hap rrugën garës së armatimeve

PEKIN, 20 gusht /ATSH-ANSA/ – Testimi i parë amerikan i një rakete të lëshuar nga toka pas tërheqjes nga traktati mbi armët bërthamore me rreze të mesme (INF) do t’i hapë rrugën garës së re të armatimeve, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Komentet e zëdhënësit kinez të Punëve të Jashtme, Geng Shang, erdhën pas operacionit të zhvilluar nga Pentagoni në brigjet kaliforniane.

“Kjo lëvizje e SHBA-së do t’i hapë rrugën një cikli të garës së armatimeve, duke shtyrë drejt një përshkallëzimi të përballjes ushtarake që do të ketë një impakt negativ në situatën e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, shtoi Geng. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.