INFORMATIKË – Facebook paraqet një funksion të ri për menaxhimin e të dhënave personale

KALIFRONI, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan i rrjeteve sociale, “Facebook” njoftoi sot nxjerrjen e një funksioni të ri për menaxhimin e të dhënave personale që merren jashtë rrjetit social.

Ky funksion aktualisht është duke u testuar në Irlandë, Spanjë dhe Kore të Jugut para se të shpërndahet brenda pak muajsh në gjithë pjesën tjetër të botës.

Ky funksion i ri do pritet t’i mundësojë përdoruesve të bllokojnë të dhënat e “Facebook” që të përdoren nga faqe të treta, siç janë faqet e shitjeve në interne, që deri më sot i përdornin këto të dhëna për të propozuar reklama të detajuara. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.