Durrës/ Përpunohen 13% mallra më shumë se janar-korriku 2018

TIRANË, 20 gusht/ATSH/- Rreth 2,4 milionë tonë mallra të ndryshme janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Shifra është 13% më e lartë se sa volumi i mallrave të përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti nga anijet dhe tragetet e ankoruara në Durrës janë përpunuar 273 mijë tonë më shumë sesa në periudhën janar-korrik 2018.

Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 1851 mijë tonë mallra, me një rritje prej 15% krahasuar me janar-korrikun e vitit të kaluar, ndërsa nga tragetet janë përpunuar 547 mijë ton mallra, ose 5% më shumë. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.