Aplikacioni “Stop Informalitetit”, vetëm ditën e parë 59 denoncime nga qytetarët

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Vetëm në ditën e parë të funksionimit të aplikacionit të ri “Stop Informalitetit” janë bërë 59 denoncime nga qytetarët.

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë qytetarët për kontributin e tyre, ndërsa siguroi se denoncimet po ndiqen në terren.

“Super Start. 59 denoncime deri në orën 13:30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor”, tha Rama.

Aplikacioni “Stop Informalitetit” gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

“Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos ia përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurrencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar”, tha Rama, duke garantuar zero tolerancë ndaj abuzuesve./m.m/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.