Eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3,6 %

TIRANË, 19 gusht /ATSH/- Eksportet shqiptare vijuan trendin e rritjes progresive edhe në muaj korrik të këtij viti.

INSTAT bën të ditur se, në muajin korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,5%, në krahasim me qershorin 2019.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi “Tregtinë e Jashtme”, ku evidenton se, kontribut në rritjen vjetore të eksporteve dhanë sektorët “Ushqim, pije, duhan” me 3,0%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2,6% dhe “Produkte kimike dhe plastike”
me 1,0%.

Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 2,3%, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,4%, në krahasim me qershor 2019.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 1,1%, krahasuar me korrik 2018, bën të ditur INSTAT. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.