Bashkia Maliq, projekte në mbështetje të komunitetit rom

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Bashkia Maliq ka ndërmarrë shumë projekte në ndihmë të komunitetit rom.

Ditën e sotme përfaqësues të organizatës “Roma Active Albania” zhvilluan takim me kryetarin e bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, duke e bërë pjesë të konkursit për kryebashkiakun më miqësor me romët “Most Roma Friendly Mayor”.

Kjo nismë shtrihet në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, me synim fuqizimin e shoqërisë së komunitetit rom, dialog të barabartë midis autoriteteve lokale dhe komuniteteve rome, si dhe përfshirjen e tyre në projektet e bashkisë.

Nga ky konkurs do të shpallet kryebashkiaku më miqësor në gjithë Shqipërinë. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.