Janar-korrik 2019/ Rritet me 8,82% trafiku ajror në aeroportin “Nënë Tereza”, mbi 15 mijë avionë prekën pistën

10 kontrollorë të rinj ekselentë, bëhen pjesë e ekipit të Albcontrol

TIRANË, 18 gusht /ATSH/- Ekipi i Albcontrol ka mbyllur me sukses absolut 6-mujorin e parë të vitit 2019 duke dhënë garanci për qëndrueshmëri falë rezultateve pozitive.

Sipas të dhënave zyrtare nga Albcontrol, për periudhën janar-korrik 2019, numri i uljeve dhe ngritjeve të avionëve u rrit me 8,82%.

Për këtë periudhë nga aeroporti “Nënë Tereza” Tiranë, u ulën dhe ngritën 15 822 avionë, kundrejt 14 539 avionë që shënoi ky tregues në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Gjithashtu raportohet se, me rritje edhe numri i mbikalimeve të avionëve nga territori i Shqipërisë. Në janar-korrik 2018 janë kryer 116 697 mbikalime, ndërsa në vitin 2019 numri i mbikalimeve ajrore u rrit në 125 593 ose 7,62% më shumë.

Trafiku maksimal i kontrolluar në ditë shënoi 1093 avionë dhe të ardhurat në vitin 2019 u rritën 4,5% kundrejt 2,2% që ishte në vitin 2018, bën të ditur Albcontrol.

Suport për projektet e aeroporteve të reja

Albcontroll njofton se në aeroportin e Kukësit është përfunduar faza përgatitore për lundrimin, operimet dhe parrezikshmërinë. Përfundimi i matjeve gjeodezike për pengesat aeronautike po mbështet koncesionarin për vënien në operim të këtij aeroporti.

Vlora-Akernia: Kanë filluar aktivitet për masterplanin e lundrimit ajror, concept design dhe specifikimet e detajuara të kullës dhe aktivitetet paraprake për financimin e projektit.

Janë rekrutuar 10 kontrollorë të rinj të trafikut ajror të cilët kanë përfunduar me sukses fazën e parë të trajnimit.

“Janë 10 kontrollorë të rinj, të certifikuar me rezultate të shkëlqyera në akademinë “Entry Point North” në Madrid, të cilët janë bërë pjesë ekipit të Albcontrol, një shembull investimi për zhvillimin e këtij sektori”, thuhet në njoftimin e Albcontrol. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.