Sezoni turistik/ ARRSH: Mirëmbajtja rutinë në akset rrugore të Qarkut Korçë, rrit sigurinë rrugore

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se puna për mirëmbajtjen rutinë në akset rrugore të Qarkut Korçë, rrit sigurinë rrugore dhe garanton udhëtim komod për të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe tradita e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por edhe për turistët e vizitorët e shumtë që vijnë në këtë qytet gjatë këtij sezoni më së shumti, klima mbetet mjaft e përshtatshme për të pushuar veçanërisht tani gjatë sezonit veror.

Parku Rinia në qendër të qytetit, është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Janë të shumtë ata të cilët mund të pushojnë në park, të shijojnë gjelbërimin, të pedalojnë, ndërsa fëmijët mund të luajnë pa e ndjerë të nxehtin e verës.

Ndërsa zonat e Voskopojës dhe Dardhës janë destinacione të përhershme me fluksin më të madh të turistëve, veçanërisht atyre të huaj. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.