FOTO/ Vlorë, pastrim linjave të kanalizimeve përgjatë “Lungomares”

TIRANË, 17 gusht/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën me ritme të larta në shërbim të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Punonjësit e kësaj ndërmarrje punuan në orët e para të mëngjesit të sotëm për pastrimin e linjave të kanalizimeve përgjatë “Lungomare”, ku realizuan larjen me sondë të rrjetit.

Po ashtu gjatë ditës së sotme punonjësit ishin në shërbim edhe të bizneseve në “Lungomare”.

“Puna e nisur prej disa ditësh për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme”, bën ët ditur UK Vlorë.

Sipas UK Vlorë, gjatë ditës së sotme po punohet në linjën e ujësjellësit të Zvërnecit për të eleminuar avaritë e ndryshme, si dhe për të pastruar linjën e ujit nga lidhjet e paligjshme.

Pjesë e punës së punonjësve ishte edhe punua për riparimin e një pompe te Stacioni i Kanalizimeve të Ujërave të Zeza te ish-Rrobaqepësia.

Pas ndërhyrjes në këtë pompë gjithçka më pas u rikthye në normalitet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.