SHBA – Trump: Irani kërkon një marrëveshje të re bërthamore

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-ANSA/ – Irani kërkon një marrëveshje të re bërthamore sepse sanksionet po peshojnë mbi ekonominë e vendit, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një takimi në Nju Hampshajër.

“Irani kërkon një marrëveshje sepse sanksionet nuk i bëjnë mirë. Të shikojmë se si do të përfundojë”, komentoi presidenti.

“Për sa kohë do të jetë president, Amerika nuk do t’i nënshtrohet kurrë një kombi tjetër, sikurse ka bërë për shumë vite”, theksoi Trump duke shtuar se edhe Pekini kërkon një marrëveshje me SHBA-në mbi tregtinë sepse sanksionet i kushtojnë Kinës miliona vende pune.

“Megjithatë, SHBA-ja nuk ka nevojë të nxitohet”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.