SHBA – Deputetët amerikanë mbështesin shitjen e F-16 tek Tajvani

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Dy anëtarë kryesorë të Dhomës Amerikane të Komitetit të Punëve të Jashtme shprehën sot mbështetje për shitjen e avionëve luftarakë F-16 tek Tajvani.

“Kjo shitje do të dërgojë një mesazh të fuqishëm në lidhje me angazhimin amerikan për sigurinë dhe demokracinë në rajonin Indo-Paqësor”, deklaruan deputetët Eliot Engel, një kryetar demokrat i komitetit dhe Michael McCaul, lideri republikan i komitetit.

“Si liderë të Dhomës së Komitetit të Punëve të Jashtme, ne nxisim administratën të vazhdojë me këtë shitje dhe kemi besim se kjo do të marrë një mbështetje nga të dyja partitë dhe dhomat”, theksuan Engel dhe McCaul. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.