Roskovec/ Vijon puna për rehabilitimin e fasadave të pallateve

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi inspektoi sot punimet që janë duke u kryer për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në qendër të Roskovecit.

Ajo u shpreh se “ky është një investim që ndryshon njëherë e përgjithmonë jo vetëm pamjen e kësaj zone por edhe gjithë qytetit”.

“E gjithë kjo zonë është projektuar të rikualifikohet duke krijuar një ambient ndryshe, me parametra urbanë dhe shlodhës për qytetarët e kësaj zone”, tha ajo.

Roskoveci po ndryshon pamje drejt transformimit urban me rehabilitimin e fasadave të pallateve, duke i dhënë qyteti një pamje tjetër të transformuar e plot ngjyra.

Bashkia Roskovec ka nisur transformimin e kësaj zone duke i dhënë jo vetëm një pamje të re por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.