Kryetari i ri i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli hyn në zyrë dhe pritet nga administrata

TIRANË, 16 gusht /ATSH – I. Vata/ –  Kryetari i ri i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit para tij, ka hyrë sot pasdite në zyrën e kryebashkiakut, ku edhe është pritur nga një pjesë e administratës.

Ish-kryetari i bashkisë Pogradec, përfaqësues i Partisë Demokratike, Eduart Kapri është larguar sot nga zyra e tij në orën 16:00, duke e lënë zyrën e bashkisë hapur dhe stafin e bashkisë për të pritur ardhjen e kryetarit të ri Ilir Xhakolli.

Nga sot kryetari i ri i bashkisë Pogradec, fillon zyrtarisht detyrën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.