Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kavajë, ndriçohet rruga në plazhin e “Malit të Robit”

TIRANË, 16 gusht/ATSH/- Pas shumë vitesh në errësirë aksi rrugor në plazhin e “Malit të Robit” është ndriçuar.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, bën të ditur se “me inciativën e bashkisë Kavajë financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si edhe falë mbështetjes e vëmendjes së veçantë të Kryeministrit ia dolëm të kemi rrugë të asfaltuar, trotuare, ndriçim, si edhe gjelbërim përgjatë këtij aksi.

Kreu i bashkisë së Kavajës shprehet se do të vazhdojmë çdo ditë pastrimin, sistemimin dhe ndriçimin, ku errësirës, papastërtisë e kaosit do ti zë vendin gradualisht pastërtia, gjelbërimi, ndriçimi dhe rendi.

Sipas tij, Kavaja ka pritur një numër relativisht më të lartë turistësh të huaj dhe vendas këtë sezon.

Ai premton se akoma më tepër do të investojmë dhe mirëmbajmë zonën bregdetare të Kavajës për të mirëpritur edhe më tepër vizitorë në vijim.

“Turizmi do të jetë prioriteti ynë”, tha Krali./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version