BARCELONË, 16 gusht /ATSH-DPA/ -Ylli i sapoardhur tek “Real Madrid”, Eden Hazard do të mungojë fillimin e sezonit për shkak të një dëmtimi, njoftoi klubi madrilen.
Mesfushori sulmues 28-vjeçar nënshkroi një kontratë pesë vjeçare pasi u zhvendos nga “Çelsi” dhe pritje të zhvillonte ndeshjen e tij të parë të shtunën kundër “Selta Vigos”.
Por në një deklaratë të “Ral Madridit” thuhet se “pas testeve të bëra pas stërvitjes lojtari jonë Eden Hazard u diagnostikua me dëmtim në pjesën e poshtme të këmbës së majtë”.
Nuk është dhënë asnjë njoftim për kohën që do i duhet për të marrë veten, por media spanjolle sugjeron se ai do të mungojë në tre ndeshjet e para të sezonit. /G.S/