Foto/Urë Vajgurore, nis rehabilitimi i rrugëve që lidhin fshatrat

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Bashkia e Urës Vajgurore po kryen investime në mirëmbajtjen e rrugëve që shërbejnë si lidhje midis fshatrave.

Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj ka inspektuar ndërhyrjet në rrugët e fshatit Samaticë.

“Gjatë inspektimit të ndërhyrjeve në rrugët e fshatit Samaticë. Vijon puna për mirëmbajtjen e rrugëve që shërbejnë si lidhje midis fshatrave apo rrugët lidhëse që përdoren nga banorët për të shkuara në tokat e tyre bujqësore”, -tha Memaj.

Paralelisht me punimet në periferi, po kryhen punime  për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit urban në qendrës së qytetit. z.tosku/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.