FOTO/ Skutat e stadiumit të vjetër kombëtar, Rama: Ndjesë pastë!

TIRANË, 16 gusht /ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama solli pasditen e sotme në vëmendje pamje të stadiumit se si dukej dikur, në një lloj përkujtimoreje tashmë që stadiumi i ri ka marrë formë në gjithë madhështinë e tij.

Kryeministri Edi Rama u kujton të gjithë kundërshtarëve të ndërtimit të stadiumit të ri se stadiumi i vjetër ishte gjithë skuta dhe errësirë.

“Ja edhe ndjestë pastë stadiumi i vjetër, për të rifreskuar pak kujtesën e atyre që nuk po ambientohen dot me të riun, se u merren mendtë nga madhështia e bukuria, po edhe për t’i kujtuar një çikë fare disave që vazhdojnë të rezistojnë kundër mjediseve tregtare përreth, se i vjetri i kishte tërë skutat e errëta nën shkallë me qebaptore, floktore, ujtore, ofiçina, byrektore, magazina, të cilat çuditërisht s’ua vrisnin hiç sytë e hiç s’ua ngacmonin nervin patriotik dhe shqisën e edukatës higjieno-sanitare”, shprehet Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.