Foto/ Pas sinjalizimit të banorëve, ndërhyhet për rehabilitimin e rrugëve në Kuqan të Elbasanit

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Pas ndërhyrjes që po kryhet në njësinë Labinot Mal, një tjetër kantier ndërtimi është drejt përfundimit në fshatin Kuqan të njësisë Shirgjan në Elbasan

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka inspektuar punimet ndërsa ka thënë se bashkia vazhdon t’i përgjigjet çdo problematike të ngritur nga banorët, siç ishte nevoja për rehabilitimin e rrugëve lidhëse në varrezat e fshatit Kuqan.

Edhe pse temperaturat e larta, punonjësit kanë vijuar punimet me të njëjtin ritëm si më parë.

“Mirënjohës për të gjithë ata që këto ditë të nxehta i kalojnë për të transformuar qytetin.
Puna vazhdon me të njëjtin ritëm e cilësi si në qendër dhe në periferi. Elbasani në punë”, -tha ndër të tjera, kryetari i bashkisë së Elbasanit. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.