Pukë, nis puna për pastrimin e rrugës së Lajthizës

TIRANË, 15 gusht/ATSH/- Bashkia e Pukës po vijon punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve rurale.

Punonjësit e bashkisë po punojnë për çlirimin e rrugës së Lajthizës nga bimësia e egër në të gjithë gjatësinë e saj, në mënyrë që rruga të jetë e kalueshme për banorët, në prag edhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit.

“Asfalt, apo jo, rrugët rurale duan mirëmbajtje. Pas shërbimeve me mjetin fadromë, sot pastrojmë rrezen e rrugës së Lajthizës nga bimësia e egër në të gjithë gjatësinë e saj”, shprehet bashkia e Pukës.

Bashkia e Pukës vazhdon kryerjen e detyrimeve ndaj banorëve të saj në çdo cep të bashkisë./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.