OKB – Mbledhje e Këshillit të sigurimit për situatën në Kashmir

NJU JORK, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit në OKB do të zhvillojë nesër në mëngjes një mbledhje urgjente në të diskutuar situatën në Kashmir, sipas burimesh diplomatike.

Qeveria indiane i hoqi javën e kaluar statusin autonom Kashmirit, një vendim shumë radikal që synon ta vendosë këtë rajon rebel që pretendohet nga Pakistani nën një kontroll më të lartë të Nju Delhit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.