Agjencia Telegrafike Shqiptare

Këshilla për të shmangur zjarret në pyje

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për të shmangur zjarret në pyje.

“Për të shmangur zjarret, këshillohet të mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura. Mos digjni, bimësitë dhe plehërat në ambiente të hapura në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit. Mos ndizni skarën në mjedis të hapur në afërsi të pyllit apo në afërsi të barit dhe degëve të thata. Shmangni punimet në ambiente të hapura pasi ato mund të shkaktojnë zjarr. Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes. Mos pini duhan gjatë kohës të të mbjellave”, -rekomandojnë specialistët.

z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version