FOTO/ Studentë gjermanë vizitojnë Beratin: Vlera vërtet unike

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ – Muzetë e Beratit dhe gjatë këtyre ditëve vijojnë të tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.

Një grup të rinjsh gjermanë të shoqëruar nga të rinj të diasporës shqiptare në Gjermani, kanë vizituar sot Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik në Berat.

Synimi i vizitës ishte njohja me natyrën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. Grupi i të rinjve shoqërohej nga Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Gjermani.

Nxënësit ngelën të impresionuar pas informacionit që morën në të dy muzetë. Ata u shprehën se në qytetin e Beratit prekën dhe njohën vlera vërtet unike.

Muzetë e Beratit janë kthyer gjatë viteve të fundit në destinacion mjaft të preferuar nga turistët e huaj pasi ato mbartin vlera kulturore dhe historike ku përmes objekteve të pasqyruara në to turistët e huaj mësojnë shumë mbi historinë dhe traditën tonë. /a.a/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.