Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje prej 5,2% në terma vjetorë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/- Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan një rritje prej 5.2% në terma vjetorë, citon raporti i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë “Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë Tremujori i Parë 2019”.
Kontributi lidhet tërësisht me dinamikën e eksportit të shërbimeve, i cili u zgjerua me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Në këtë rast, ndikimet lidhen me kategorinë e “shërbimeve të përpunimit të inputeve fizike” dhe “shërbimet e tjera”.
Sipas BSH-së, ndikime pozitive kanë ardhur edhe nga eksporti i “shërbimeve të udhëtimit”, i cili u rrit me 5.1% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave u zvogëlua me 4.0% në terma vjetorë, ndikuar më së shumti nga pakësimi i ndjeshëm i eksportit të energjisë elektrike.
Përsa i përket importit të mallrave dhe shërbimeve, ato u zgjeruan me 7,4% në terma
vjetorë. Deficiti tregtar në mallra dha ndikimin kryesor, duke u zgjeruar me 13.0%,
ndërkohë që suficiti i shërbimeve ndikoi në kah të kundërt, pasi u zgjerua me
rreth 13.5% krahasuar me një vit më parë, bën të ditur BSH-ja. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.