FRANCË – Autoritetet kërkojnë rifillimin e punimeve për shmangien e shkatërrimit të Notre Dame

PARIS, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Katedralja Notre-Dame, shpëtuar nga një zjarr gjigant në muajin prill, rrezikon ende të shëmbet, “një emergjencë” që justifikon fillimin e punimeve për konsolidimin, ndërprerë nga kërcënimi i ndotjes, theksoi sot Ministria e Kulturës.

“Sot, ndërtesa vazhdon të jetë objekt i akti administrativ marrë nga prefekti i policisë më 17 prill dhe vazhdon rënia e gurëve nga tavani i harkuar i Katedrales që pas ngjarjes”, nënvizoi ministria.

Punimet për konsolidimin dhe sigurinë e Katedrales, që nuk u rrënua plotësisht pas zjarrit të 15 prillit, u ndërprenë më 25 korrik për shkak të rreziqeve të kontaminimit me plumb.

Gjatë zjarrit, grimcat e qindra tonëve plumb që përmbante struktura e Katedrales, veçanërisht çatia u përhapën dhe rrezikojnë edhe sot të kontaminojnë punonjësit e kantierit.

Punimet do të rifillojnë të hënën./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.