BRUKSEL – Prodhimi industrial në zonën euro regjistron rënie me 1,6%

BRUKSEL, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Prodhimi industrial në zonën euro ka regjistruar një rënie prej 1,6 % në muajin qershor në raport me muajin maj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, një rënie pak më e theksuar nga ajo e parashikuar nga analistët.

“Në muajin maj, në raport me muajin prill, prodhimi industrial kishte progresuar me 0,8%”, theksoi Zyra Europiane e Statistikave Eurostat duke korrigjuar lehtë një vlerësim paraprak (0,9%).

Ekonomistët e pyetur nga operatori i shërbimeve financiare “Factset” parashikuan një rënie më pak të fortë në muajin qershor, prej 1,3% në një muaj.

Në muajin qershor, të gjithë komponentët kanë qenë në rënie. Prodhimi është ulur me 2,8% për mallrat e konsumit jo afatgjata, me 1,2% për mallrat e konsumit afatgjata, me 4,0% për mallrat kapitale, me 0,9% për mallrat e ndërmjetme dhe 0,2% për energjinë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.