BERLIN – Shumica e gjermano-lindorëve thonë se jeta e tyre është më e mirë sot

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Pothuajse 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, thënë ndryshe edhe 58 vite pas fillimit të ndërtimit të tij, një studim i ri zbuloi se 69% e njerëzve që jetuan në ish-Gjermaninë Lindore thonë se ata kanë përfituar nga ribashkimi i Gjermanisë.

Sondazhi, i kryer nga instituti ”Forsa”, zbuloi se nëntë për qind e të anketuarve mendonin se situata e tyre personale ishte përkeqësuar që nga rënia e Murit të Berlinit dhe 18% thanë se gjërat nuk kishin ndryshuar.

”Forsa” intervistoi 1 500 persona mbi moshën 45 vjeç./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.