Pjetri publikon certifikatën e pastërtisë së figurës: PD tenton të mbulojë dështimet e saj

TIRANË, 11 gusht/ATSH/- Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka publikuar certifikatat e pastërtisë së figurës së tij në Itali.

Sipas Pjetrit, PD po tenton të mbulojë dështimin e saj, duke baltosur figurën e tij.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë certifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin italian”, thekson Pjetri.

“Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, nënvizon kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.