OSLO – Skjold: Sulmi në xhami po hetohet si akt terrorist

OSLO, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Policia norvegjeze e trajtoi sulmin në një xhami të Oslos si një akt terrorist.

“Nga hetimet që kemi bërë ka rezultuar që autori i sulmit ka pasur pikëpamje të ekstremit të djathtë”, deklaroi sot një zyrtar i policisë së Oslos, Rune Skjold, duke iu referuar të dyshuarit, një norvegjez 20-vjeçar.

“Ai kishte qëndrime ksenofobe, kërkonte të hapte terror”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Një person i armatosur hapi dje zjarr qendrën islamike Al-Noor. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Disa orë më vonë, policia ka zbuluar trupin e një gruaje në shtëpinë e të dyshuarit duke çuar në hapjen e një hetimi për vrasje në lidhje me sulmin e kryer në xhami.

Policia norvegjeze njoftoi se trupi i gjetur në shtëpinë e autorit të sulmit në një xhami të Oslos ishte ai i motrës së tij 17-vjeçe.

Akuzuar për tentativë sulmi terrorist, personi që ushqente pikëpamje të ekstremit të djathtë dyshohet gjithashtu për vrasje pas zbulimit të një trupi në shtëpinë e tij disa orë pas sulmit.

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold theksoi se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk kishte pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Sulmuesi dyshohet se kishte vepruar i vetëm gjatë sulmit. Raportohet se vetëm tre persona kanë qenë brena në xhami gjatë sulmit./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.