JERUZALEM – Përplasje mes policisë izraelite dhe palestinezëve në sheshin e Xhamive

JERUZALEM, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Disa përplasje ndhodhën sot mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në sheshin e xhamive në Jeruzalem në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, sipas një gazetari.

Për shkak të tensioneve, policia izraelite bllokoi aksesin në qendrën e hebrenjve që përkujtojnë në po të njëjtën ditë një festë të rëndësishme fetare, Ticha Beav.

Kryqi i Kuq palestinez ka njoftuar për të plagosur gjatë këtyre përplasjeve.

Quajtur Tempulli Sublim nga myslimanët, mali i Tempullit nga hebrenjtë, sheshi i Xhamive është vendi i tretë i shenjtë i islamit dhe vendi më i shenjtë për hebrenjtë.

Ky vend, në qendër të konfliktit izraelo-palestinez, ndodhet në Jeruzalemin lindor, pjesa palestineze e qytetit pushtuar që prej vitit 1967 nga Izraeli, që e aneksoi menjëherë edhe pse nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Aksesi në këtë vend është nën kontrollin e forcave izraelite. Por vetë vendi është administruar nga Waqf e Jeruzalemit, organizëm që drejton të ardhurat e myslimanëve dhe që për shkaqe historike varet nga Jordania.

Hebrenjtë lejohen të vijnë në këtë vend për disa orë, por ata nuk mund të luten me qëllim për të shmangur tensionet.

Frika se mos Izraeli merr kontrollin e plotë të këtij vendi të shenjtë mobilizon vazhdimisht palestinezët./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.