HONG KONG – Manifestuesit pro-demokracisë vazhdojnë protestat

HONG KONG, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Mijëra manifestues u rikthyen sot në rrugët e Hong Kongut duke sfiduar nxehtësinë, lagështinë dhe kryesisht policinë, që nuk i lejon këto manifestime, në fundjavën e 10-të të mobilizimit.

Manifestuesit pro-demokracisë u mblodhën në qendër të Victoria Park në Hong Kong ku filluan një marshim të ndaluar nga policia.

“Ne jemi ende këtu (…) dhe do të manifestojmë deri në orët e vona “, deklaroi një manifestuese 25-vjeçare.

“Që manifestimet janë të paligjshme nuk na shqetëson shumë”, shtoi ajo.

“Nuk është mirë për Hong Kongun që të gjithë të kenë frikë dhe që asnjë të mos guxojë të dalë në rrugë”, theksoi  ajo.

“Ne duhet të çlirohemi nga frika”, shtoi ajo.

Policia lejoi grumbullimin në Victoria Park, por jo marshimin e parashikuar për të nisur aty në drejtim të pjesës lindore të ishullit të Hong Kongut. /

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.