​FOTO/Haradinaj, kafe e ëmbëlsira me policët për Bajram

PRISHTINE, 11 gusht/ATSH/- Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Kurban Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës.

Ai iu ka shpërndarë ëmbëlsira dhe kafe atyre, si traditë e kësaj feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, shefi i ekzekutivit uroi edhe besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhin e kësaj feste që është solidariteti dhe shtrirja e dorës për nevojtarët./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.