Veliu në Ankara, bashkëpunim mes dy policive në luftën kundër krimit ekonomik e financiar

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş.

Veliu dhe Aktaş vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy Policive.

Gjatë takimit u trajtuan fushat më me interes ku kërkohet thellimi i bashkëpunimit mes dy Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Policisë turke si dhe vizitoi nga afër Akademinë e Policisë . /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.