Rikonceptimi i qendrës së Urës Vajgurore, nis faza e dytë

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj ka inspektuar nisjen e punimeve për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit urban në qendër.

Memaj e shoqëruar nga punonjësit e bashkisë është shprehur se sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me pedonalen.

“Bashkë me stafin e bashkisë inspektuam nisjen e punimeve për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit urban në qendër. Në përfundim të këtij projekti do të më shumë hapësira të gjelbra dhe me kënde lojërash për fëmijë, si edhe vende parkimi”, -thotë kryetarja e bashkisë.

Ura Vajgurore, qyteza portë drejt Beratit, prej gati katër vitesh është fokusuar edhe te mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Bashkia e Urës Vajgurore ka dhe disa projekte për gjenerimin e turizmit arkeologjik, pasi në këtë zonë ndodhet kalaja e Krotinës apo qyteza ilire e Dimalit. z.tosku/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.