RIAD – Dy milionë myslimanë fillojnë pelegrinazhin në Mekë

MEKË, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Rreth dy milionë myslimanë nga e gjithë bota filluan pelegrinazhin në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite, Mekë.

Pelegrinët, përfshirë 1,8 milionë jashtë monarkisë, u dërguan në luginën e Shkretëtirës së Minas, rreth shtatë kilometra nga Xhamia e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës.

”Pelegrinët do të qëndrojnë gjatë natës në Mina, një qytet i madh me tenda që mund të strehojë 2,6 milionë pelegrinë”, sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, SPA.

Të shtunën në mëngjes, pelegrinët do të nisen për në malin Arafat, rreth 20 kilometra në lindje të Mekës.

Ky mal është vendi ku profeti Muhamet shqiptoi predikimin e tij të fundit, rreth 14 shekuj më parë./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.