Mark Babani bën betimin për mandatin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

TIRANË, 9 gusht/ATSH/- Mark Babani u betua sot si kryetar i ri i bashkisë së Vaut të Dejës.

Në ceremoninë e organizuar, ku u konstituua edhe këshilli bashkiak ishin të pranishëm edhe koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Kryebashkiaku Babani mori besimin e qytetarëve në 30 qershor për të drejtuar Vaun e Dejës në katër vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje Babani mori 6,223 vota./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.