LIBAN – Regjimi sirian liron një kanadez të ndaluar prej tetë muajsh

BEJRUT, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Një shtetas kanadez, i ndaluar që prej tetë muajsh nga regjimi sirian u lirua pas një ndërhyrjeje të Libanit dhe transferuar në Bejrut, njoftoi sot Siguria e përgjithshme libaneze.

Kristian Lee Baxter, 44vjeç, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të organizuar në kryeqytetin libanez nga Siguria e përgjithshme dhe ambasada e Kanadasë.

I emocionuar, kanadazi ka mbajtur një fjalim të shkurtër me zërin që i dridhej para se të shpërthente në lot.

“Mendoja se do të qendroja atje përgjithmonë. Nuk e dija nëse dikush ishte në dijeni që isha gjallë”, konfirmoi ai.

“Dua të falenderoj ambasadën dhe libanezët që ndihmuan për lirimin tim”, theksoi ai.

Në muajin janar, qeveria kanadeze kishte konfirmuar ndalimin e Baxter në Siri./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.