GJERMANI – Tregues të dobët të ekonomisë në T2 2019

BERLIN, 9 gusht /ATSH- DPA / – Ekonomia gjermane mbylli tremujorin e dytë me tregues të dobët, sipas të dhënave të publikuara, që tregojnë një ngadalësim të eksporteve ndërsa një luftë tregtare në rritje SHBA-Kinë kërcënon të çojë në një recesion të zgjatur global.

”Ndërsa eksportet nga ekonomia më e madhe europiane ranë me 0,1% në tremujor, importet u rritën me 0,5 %”, theksoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

”Eksportet ranë me 8% në muajin qershor, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe importet u ulën 4,4%”, tha Destatis./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.