SOFT NEWS – 520 000 dollarë për ”Rolls Royce” e Elizabeth Taylor

NJU JORK, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Një automjet i markës ”Rolls Royce”, i gjelbër, në pronësi të aktores së njohur amerikane, Elizabeth Taylor (1932-2011) u shit në ankand në Nju Jork për 520 000 dollarë.

“Goddess Green” (siç ishte emëruar ajo makinë) iu shit një ofertuesi anonim’’,  tha një zëdhënëse e shtëpisë së ankandeve ”Guernsey”.

Aktores Taylor iu dhurua makina ikonike në vitin 1960 nga ish-bashkëshorti, Eddie Fisher.

Ajo e mbajti ”Rolls Royce” për më shumë se 20 vjet para se të blihej nga koleksionisti kalifornian Karl Kardel në fund të viteve 1970 dhe besohet se aktorja nuk e ka ngarë kurrë atë.

“Nuk mendoj se Elizabeth kishte pasur ndonjëherë patentë makine”, tha Kardel./  /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.