SHBA – Trump: Migracioni i paligjshëm një gjë e tmerrshme për ne

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Migracioni i paligjshëm është një gjë e tmerrshme për këtë vend, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump përpara se të nisej për në Dejton dhe El Paso, që u tronditën nga hapja zjarr e dy personave që shkaktuan vdekjen e të paktën 30 vetave.

”Ne do ta ndalojmë atë dhe për këtë ne po ndërtojmë murin”, theksoi ai.

”Do të bëj maksimumin për të ndërprerë në mënyrë urgjente migracionin e paligjshëm në të gjitha shtetet amerikane”, shtoi Trump./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.