TIRANË, 8 gusht/ATSH/Për ta bërë më të këndshëm udhëtimin në stinën e nxehtë, ekspertë e Shëndetit Publik japin disa këshilla të vlefshme për kohën e pushimeve.
Në temperatura të larta gjatë lëvizjes me makinë ulet efektiviteti trupor, kemi rënie të shikimit, luhatje tensioni, plogështi, djersitje si dhe humbje të reflekseve.
“Përdorni sa më shumë lëngje, ujë të freskët pije freskuese, çaj të ftohtë. Mos konsumoni alkool gjatë udhëtimit: kjo merr vlera shumë më të rrezikshme në kushtet e temperaturave të larta. Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.
Evitoni udhëtimet e gjata, pa ndalesa. Përdorni kondicionerin e në kushte mungese udhëtoni me xhama të ulura. Përdorni veshje të lehta”, -rekomandon ISHP. z.tosku/
