Xhaçka: FA shuajnë zjarrin e rënë në Vaun e Dejës, vijon puna në Pukë e Dropull

TIRANË, 7 gusht/ATSH/- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se zjarri në Vaun e Dejës është shuar plotësisht, ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën e Dropullit dhe Pukës.

Sipas Xhaçkës, Forcat e Armatosura janë në angazhim maksimal për të shuar dhe dy vatrat e tjera të zjarrit. “Fatkeqësisht as kjo verë nuk kaloi pa zjarre”, thekson Xhaçka në reagimin e saj.

“3 vatra zjarresh kanë djegur disa ha në Dropull, Vaun e Dejës dhe Pukë. Efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare janë angazhuar në të 3 vatrat dhe deri tani është shuar plotësisht zjarri në Vaun e Dejës. Vijon puna për dy vatrat e tjera”, sqaron ministrja e Mbrojtjes.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.