VARSHAVË – Gjykata polake ndalon aktivitetin e një shoqate simpatizantësh të Adolf Hitlerit

VARSHAVË, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Një gjykatë polake urdhëroi sot shpërbërjen e një shoqate, anëtarët e së cilës festuan në maj të 2017, 128-të vjetorin e lindjes së Hitlerit, pa e ditur se ata ishin filmuar nga stafi i një televizioni.

Gjykata e Gliwice, në Silezi vlerësoi se anëtarët e lëvizjes ‘’Krenaria dhe Modernizmi’’ (DiN) nuk mund të injoronin kuptimin e këtij takimi, që u zhvillua në një pyll, në afërsi të qytetit Wodzislaw Slaski, selia e shoqatës, raportuan disa media polake.

”Karakteri i këtij takimi është mëse i qartë’’, deklaroi gjyqtarja Bozena Klimaszewska, cituar nga agjencia PAP.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.