STAMBOLL – Turqi-SHBA krijojnë një qendër të përbashkët për operacionet në veri të Sirisë

STAMBOLL, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Turqia dhe SHBA-ja vendosën krijimin e një qendre të përbashkët për kryerjen e operacioneve ushtarake përballë tensioneve midis forcave kurde dhe turke në veri të Sirisë, njoftoi sot Ankaraja.

Njoftimi bëhet publik pas tre ditësh bisedimesh intensive me SHBA-në, në përpjekje për të shmangur një tjetër operacion ushtarak turk në veri të Sirisë.

Dy palët ranë dakort të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur shqetësimet e Turqisë dhe brenda këtij kuadri për të krijuar sa më shpejt në Turqi një qendër të përbashkët operacionesh për të koordinuar dhe menaxhuar ngritjen e zonës së sigurisë me SHBA-në.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.