Asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët e konsumatorëve dhe shtetit

TIRANË, 7 gusht /ATSH-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nuk ka më asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

Në një reagim pas aksionit të nisur ditët e fundit në terren për kontrollin e pikave të shitjes së naftës me pakicë në kryeqytet, Kryeministri Rama tha se tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzuesve.

“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit, zero tolerancë ndaj abuzuesve”, theksoi Rama.

Administrata Tatimore në bashkëpunim me Drejtorinë e Metrologjisë do të fokusojnë inspektimet gjatë muajit gusht në pikat e furnizimit të karburanteve në të gjithë vendin, në 1200 subjekte dhe 3200 pompa që regjistron ky sektor./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.