Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Inter” nis sulmin final për Dzekon

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Emri i Edin Dzekos kthehet me prepotencë në orbitën e “Interit”. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë nisur sulmin final për të siguruar bomberin boshnjak. Gjatë ditës së hënë në mbrëmje, menaxheri sulmuesit 33 vjeçar, Silvano Martina ka udhëtuar drejt Milanos, në zyrat e “Interit”. Mes lojtarit dhe zikaltërve ka një marrëveshje prej kohësh, por sipas “Sportmediaset”, Martina është duke u përpjekur të gjej një marrëveshje mes klubit verdhe kuq dhe zi-kaltëve. Kryeqytetasit kërkojnë 20 milionë euro për ish sulmuesin e “Cityt”, teksa “Inter” ka rritur ofertën e saj nga 12 milionë euro në 15 milionë euro.

Dzeko pret të njihet sa më shpejt të ardhmen e tij, prandaj Martina ka nisur të ushtrojë presion të zikaltërit, pasi nëse “Inter” dështon në sulmin e saj, atëherë, Dzeko po mendon dhe të qëndrojë te verdhekuqtë, duke hapur një kapitull të ri me verdhekuqtë, që i kanë propozuar sulmuesit dhe rinovimin.

Dzeko ka shfaqur një formë të mrekullueshme këtë verë, ndërsa kontrata e tij me “Romën” përfundon më 30 qershor 2020, çka ka bërë që të dy klubet të kenë një vëmendje të shtuar te lojtari. “Roma” pasi kërkon të gjej një zgjidhje sa më shpejt të situatës që të mos e humbi lojtarin me kosto 0 vitin e ardhshëm. Ndërsa, “Inter” shpreson të përfitojë sa më shumë nga kjo situatë te “Roma” për ta transferuar lojtarin me një çmim të favorshëm.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version