Durrës/Nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare, ISHSH bllokon biznesin në zonën e plazhit

TIRANË, 6 gusht/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor po zhvillon inspektime nga veriu në jug për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Nga inspektimet e kryera, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bllokuar në Durrës  aktivitetin e subjektit M. G.në zonën e plazhit për mos plotësim kushtesh Higjieno-Sanitare.

ISHSH thotë se inspektimet do të vijojnë deri në krijimin e kushteve optimale për një sezon turistik veror të sigurt dhe të shëndetshëm.  z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.