Konstituohet Këshilli Bashkiak i Mirditës, Lleshaj: Rilindja urbane i dha Rrëshenit pamjen që meritonte

TIRANË, 5 gusht/ATSH/-  Gjatë ditës së sotme është konstituuar Këshilli bashkiak i Mirditës, si dhe është betuar, duke marrë mandatin e dytë, Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj. Pjetër Pjetri është zgjedhur kryetari i ri i këshillit të kësaj bashkie.

I pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është koordinatori i ri politik i qarkut të Lezhës.

Në fjalën e tij, Lleshaj u shpreh besimplotë për vijimin e punës së mirë të bërë gjatë katër viteve të para në Rrëshen dhe më gjerë.

“Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Mirditës dhe betimi për herë të dytë i Ndrec Dedës, si kryetar i rizgjedhur i kësaj bashkie, na bën shpresëplotë, se për katër vitet në vijim, për mirditasit do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe social, dhe kjo, përmes investimeve në infrastrukturë, arsim dhe kulturë. Rilindja urbane i dha Rrëshenit pamjen që meritonte. Programi i 100 fshatrave, duke nxitur gjithëpërfshirjen, do të hapë më shumë dyer në zhvillimin e ekonomisë jo vetëm familjare, por të të gjithë zonës. Për Mirditën që duam!”, theksoi Lleshaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.