“Juventus” – “City”, gati marrëveshja për shkëmbimin Cancelo-Danilo

TIRANË, 5 Gusht /ATSH/ -Juvetusi përshëndet Joao Cancelon dhe është gati të presë Danilo Luiz da Silvan, i njohur shkurt si Danilo. Thuajse gjithçka është mbyllur për shkëmbimin e futbollistëve e për çështje orësh, ose maksimumi ditësh, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht, marrëveshja do të zyrtarizohet.

Nga ky shkëmbim, Juventusi do të përfitojë edhe 30 milionë euro, pasi portugezi ka një vlerë më të lartë se braziliani, ish-mbrojtës i Realit të Madridit.

Bisedimet vijonin prej kohës, por drejtuesi i Juventusit, Paratici, vetëm në ditët e fundit ka ulur disi pretendimet për shumën që Manchester City duhet të paguajë. Edhe Danilo tashmë e ka pranuar ofertën e Juventusit për një kontratë 5-vjeçare dhe me një pagë poshtë 5 milionë euro në sezon (këtë shifër përfiton te Citizens).

Vetëm pas një sezoni Cancelo largohet nga Juventusi, për të qenë nën urdhrat e Guardiolës. Ai mund të bënte shumë mirë në futbollin sulmues të Sarrit, por prevaluan arsyet ekonomike para atyre teknike.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.