Foto/ Elbasan – Llatja inspekton punimet në lagjen “11 Nëntori”

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ – ‪Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektoi ndërhyrjet në rrugët “Ymer Stringa”, Mit’hat Stringa” dhe “Ismail Haxhimusaj”, që ndodhen në lagjen ”11 Nëntori”, në Njësinë 5.

Llatja tha se investimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës urbane, që ka të bëjë me  trotuare më të gjera, me ndriçim në çdo cep pallatesh dhe me më shumë hapësira rekreative.

“Inspektuam ndërhyrjet  në rrugët ‘Ymer Stringa’, ‘Mit’hat Stringa’ dhe ‘Ismail Haxhimusaj’ të lagjes ’11 Nëntori’. Investimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës urbane, në trotuare më të gjera, ndriçim në çdo cep pallatesh  dhe më shumë hapësira rekreative. Bashkia e Elbasanit është në punë 24 orë në 7 ditë”, -u shpreh kryetari i bashkisë së Elbasanit./ z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.