Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do ta çlirojnë demokracinë

TIRANË, 5 gusht /ATSH – I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  deklaroi sot se “zgjidhja e krisës politike kalon nga politikanë me pranga në duar”.

Basha thekson se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do ta çlirojnë demokracinë.

“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale”, shprehet ai.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.